Gjykata liron nga burgu efektivin e RENEA-s Altin Morina

Gjykata ka vendosur të heqë masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.

Zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje u bë 3 ditë më parë, pasi është pyetur biznesmeni që Morina pretendoi se i dha paratë, i cili e ka vërtetuar deklaratën e efektivit.

Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh.

Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërsa Morina deklaroi pas arrestimit se paratë i mori vet 30 minuta më parë nga biznesmeni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *