Gjumi mund të ndikojë në mënyrën se si ecni

Të flini vonë, të flini pak mund të jetë kthyer në diçka krejtësisht te zakonshme për ju po me siguri ju as që i dini çfarë shkakton kjo gjë në organizmin dhe shendetin tuaj .

Një studim i ri na tregon që me sa duket gjumi ndikon edhe në mënyren se si ne ecim.

Shkencëtarët mendonin se ecja ishte një proces plotësisht automatik. Hulumtimet tani kanë treguar se nuk është kështu. Truri ynë reagon ndaj shenjave vizuale ose tingujve në rrugë, duke rregulluar ecjen për të ngadalësuar ose përshpejtuar sipas nevojës. Në rastin e muzikës, për shembull, ne mund të rregullojmë hapin tonë për të mbajtur ritmin pa e kuptuar.

Studimi i ri, i publikuar në Scientific Reports, u fokusua te studentët në Universitetin e São Paulo, Brazil. Studentët mbajtën një gjurmues gjumi për 14 ditë për të regjistruar periudhat e gjumit dhe zgjimit; mesatarisht, ata flinin rreth gjashtë orë në natë.

Më pas iu kërkua të vazhdonin hapat me ritmin e një metronomi (pajisje e përdorur nga muzikantët që shënon kohën me një ritëm të zgjedhur). Studiuesit vunë re se studentët të cilët kishin fjetur më mirë, e kryen detyrën me sukses, ndërsa të tjerët, performuan më keq në tërësi – ngatërroheshin, ishin jashtë ritmit.

Studimi është një mesazh i rëndësishëm për nevojën për gjumë, veçanërisht për ata që punojnë në industri në të cilat puna me turne është e zakonshme ose ku një ecje e pakontrolluar mund të jetë e rrezikshme.

10 minuta në ditë ecje, çiklizëm ose ushtrime të tjera aerobike mund të përmirësojnë në mënyrë drastike cilësinë e gjumit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *