Gjokutaj: Dokumentuam shkeljet flagrante të GJKKO dhe SPAK

Avokati i kryetarit të PD, Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se sot janë përballur me një prokurori dhe Gjykatë që ishin në shkelje të Kushtetuës.

Duke folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore për çështjen Partizani, Gjokutaj theksoi se GJKKO kur shkel Kushtetuën, ligjin procedural e ka të papërfillshëm fare.

“Sipas kërkesë që kemi depozituar gjykata rikonfirmojë dhe njëherë shkeljet që ka bërë. Pamë një Prokurori të çoroditur në objekt dhe nuk i përgjigjej kërkesave tona që i referohet dispozitave për gjykim në themel, ndërsa sot është e dyta kërkesë që të përjashtohet gjykatësja. Kjo seancë ja vlejti për të dokumentuar shkeljet e radhës ë gjykatës ne do të jemi në vazhdim të procesit dhe do të jen i në kontakt, vendimi i zbardhur na u dha sot pas kaq shumë ditësh ndërsa ata sot flisnin sikur ne i kishim marrë vendimet e zbardhura prej ditësh kur e vërteta është krejt ndryshe. Të dyja kërkesat janë rrëzuar dhe kur një gjykatë dhe prokurori shkel kushtetutën ligjin procedural e ka në plan të dytë,” tha Gjokutaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *