GJKKO lë në burg ish-efektivin e anti-drogës, ja për çfarë akuzohet

Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ish-oficerit të anti-drogës, Sokol Canameti. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi ai ka shfaqur probleme shëndetësore.

SPAK ka dhënë pak ditë më parë detaje në lidhje me arrestimin e Canametit.

Prokuroria u shpreh se 48-vjeçari i ka kërkuar shtetasit me inicialet E.K i cili ndodhej i arrestuar dhe nën hetim për drogë, 2 mijë euro në këmbim të lirisë. Babai i të hetuarit ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh dhe ia ka dhënë Canametit, më 10 tetor të vitit 2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *