GJKKO cakton seancën: Kur do të merret në pyetje Ilir Beqaj!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë, seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, ndaj Beqajt u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes nga vendi në lidhje me akuzat e ngritura se ka ndikuar në dhënien e koncesionit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *