‘Gjithë Londra me sytë nga Nagelsmann’, Chelsea dhe Totenham ndezin garën për ish-trajnerin e Bayern

Ndjekja e Chelsea për Julian Nagelsmann është ‘e vazhdueshme dhe pozitive’ pasi Todd Boehly kërkon të gjejë zëvendësuesin e Graham Potter…

Ekipet e Premier League aktualisht janë në krizë për trajnerë, kjo javë ka qenë plot me surpriza pasi Chelsea shkarkoi Graham Potter dhe Totenham Antonio Conten.

Janë po këto shkarkime të cilat kanë ndezur garën mes dy ekipeve të londrës  për të blerë Julian Nagelsmann.

Pronari amerikan i Chelseat, Todd Boehly, duket më i avantazhuar pasi po mundohet ta zyrtarizojë  zëvëndësuesin e Potter pas humbjes zhgënjyese  ndaj Aston Villa.

 

Ish-trajneri i Bayern Munihut duket i favorizuar për të marrë drejtimin e stolit të “Bluve të Londrës” fill pas përfundimit të sezonit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *