Gjirokastër/ Kamionçina përplaset me maunen. Një person i lënduar

Një aksident është raportuar në Gjirokastër në vendin e quajtur Ura e Leklit-Këlcyrë në afërsi të fshatit Dragot.

Automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues K. S është përplasur me një maune tip “Scania” (trailer), me drejtues P. I.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i a “Benz”, K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *