Gjirokastër/ Dhunonte bashkëjetuesen e tij, arrestohet 49-vjeçar

Një persona ka rënë në prangat e policisë ditë e sotme në Gjirokastër, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses.

Bëhet me dije se 49 vjeçar me iniciale P.LL., banues në Tërbuq, dhunonte në mënyrë të përsëritur shtetasen M.B.

Ndërkohë, ka qenë vetë viktima e cila ka denoncuar rastin në Komisariatin e policisë Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, vihet në pranga 49-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *