Gjirokastër/ 31-vjeçari kapet me dru të prera pa lejen dhe kanabis

Një 31-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar dru në mënyrë të kundërligjshme.

Shtetasit me iniciale T.B., i është gjetur në banesë edhe një sasi kanabisi.

Uniformat blu i kanë sekuestruar të riut drutë e prera, kanabisi dhe automjeti.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, operacioni policor i koduar “Forest”.

U kap duke transportuar 4 m³ dru të prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi, vihet në pranga 33-veçari.

Sekuestrohen lënda narkotike, drurët e prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe automjeti me të cilin transportonte drurët, i arrestuari.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur me inteligjencë informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Forest”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-T. B., 33 vjeç, banues në Çepunë, Gjirokastër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit “Forest”, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit T. B., ku u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa .

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *