Gjimnazi ‘Havzi Nela’ në Kukës, Kushi: Projekt ambicioz

“Havzi Nela”, gjimnazi më i madh në bashkinë e Kukësit, me rreth 1100 nxënës dhe një staf prej 90 mësuesish, po transformohet nga themelet, falë investimit të qeverisë për rikualifikimin e këtij institucioni të dijes, i cili ndër vite, ka nxjerrë nxënës me rezultate të shkëlqyera në mësime, pjesëmarrës në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu fitues të çmimeve të para në fushat e inovacionit, sporteve dhe ekonomisë.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në Kukës vizitoi mjediset e reja dhe moderne të shkollës, të cilat janë zgjeruar me hapësira të bollshme dhe janë pajisur me mjete didaktike dhe laboratorë modernë për zhvillimin në mënyrë sa më cilësore të procesit mësimor.

“Është shkollë qendër komunitare. Vitin e kaluar bashkia e Kukësit iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Arsimit për të aplikuar me projekte për rikonstruksion shkollash dhe arriti të fitonte me një projekt shumë ambicioz. Numri i përfituesve këtu është më i madh se vetëm nxënësit dhe mësuesit e shkollës sepse është shkollë qendër komunitare, ku i gjithë komuniteti përfiton. Kemi marrë masat për t’i pajisur me banka, laboratorë, bibliotekë dhe gjithë mjediset e nevojshme. Të gjitha programet që ne kemi jashtë orarit mësimor zbatohen më së miri, edhe programi për artet dhe zejet, stërvitjet sportive etj.” – shpjegoi Ministrja e Arsimit Evis Kushi, teksa bëri të ditur se lajmi i mirë për bashkinë e Kukësit është që edhe këtë vit përfiton financime për shkollat.

Gjimnazi “Havzi Nela” do të jetë gati në shtator me hapësirat e reja, klasat, sallat, ambientet e gjera, terrenet sportive, bibliotekën, të gjitha në standardet më të mira europiane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *