Gjesti i Joe Biden në Izrael bëhet viral

 

Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet teksa ulet në gju për t’iu folur dy të mbijetuarave të Holokaustit.

Zivan e ka cilësuar këtë si një moment të fuqishëm që shënoi edhe fundin e ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem.

”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së,  Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.

 

Fotografia e publikuar nga Zivan ka marrë mijëra pëlqime në ‘twitter’.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *