Gjermani/ Treni përplaset me një makinë, raportohet për të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku raportohet se kanë humbur edhe tre persona.

Policia thotë se një tren rajonal goditi një makinë pranë Neustadt am Ribenberge, afër Hanoverit, raportuan mediat gjermane.

Në aksident ka humbur jetën drejtuesja e makinës, një 22-vjeçare së bashku me dy gra që ndodheshin në automjet, 21 dhe 22 vjeç.

Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punëtorë hekurudhor dhe një person u plagos lehtë.

Makina duket se është përplasur në vendkalim edhe pse barrierat, të cilat nuk mbulonin të gjithë gjerësinë e rrugës, ishin të mbyllura.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *