Gjermani, në Saksoninë e Ulët SPD fiton qartë. CDU rezultatin më të dobët të 60 viteve

Në zgjedhjet parlamentare në Saksoninë e Ulët partia socialdemokrate (SPD), fitoi qartazi ndaj kristiandemokratëve (CDU). “Të Gjelbërit” dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) kanë shtuar elektoratin në këtë land.

Në zgjedhjet për parlamentin e landit socialdemokratët kanë arritur të fitojnë rreth 33 përqind të votave, ndonëse krahasuar me zgjedhjet e mëparshme kanë tkurrje të lehtë të elektoratit. CDU me kandidat kryesor zëvendëskryeministrin e landit Bernd Althusmann deri tani kanë marë rreth 28 përqind të votave duke shënuar kështu rezultatin e tyre më të dobët në këtë land që prej më shumë se 60 vjetësh. Në vend të trete renditet partia ekologjistë me mbi 14 përqind.

Dukshëm e ka zgjeruar elektoratin partia me orientim të djathtë AfD me rreth 11 përqind të votvave. Liberal Demokratët (FDP) ende shpresojnë të arrijnë pragun e përfaqësimit parlamentar në hanover prej 5 përqind. Ndërsa partia “E Majta” dështoi sërish me vetëm 2,5 përqind të votave. Nga rreth 6,1 milionë zgjedhës në Saksoninë e Ulët që u thirrën të dalin në votime këtë të dielë (09.10) për zgjedhjen e parlamentit të ri në land, kanë votur rreth 61 përqind e tyre.

Ndërkohë në landin veri-perendimor të Gjermanisë qeveris SPD dhe CDU në një koalicion me bazë të gjerë. Kryeministri socialdemokrat Stephan Weil synon mandatin e tretë dhe shpreson që kësaj radhe të krijojë një koalicion me ekologjistët. Një koalicion të tillë pati drejtuar ëeil edhe gjatë mandatit në vitet 2013 deri më 2017.

Kandidati kryesor i CDU-së Althusmann pranoi humbjen dhe deklaroi se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të kristiandemokratëve në Saksoninë e Ulët. Ai mori personalisht mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhje. Ai uroi SPD-në për fitoren, së cilës zgjedhësit e këtij landi i dhan një votë të qartë.

 

Tema që dominoi këtë fushatë elektorale në Saksoninë e Ulët ishte kriza e energjisë. Për këtë arsye zgjedhjet në këtë land u ndoqën me interes edhe në nivel federate në Berlin duke u konsideruar si një test për koalicionin qeverisës në Federatë. Tema të tjera të rëndësishme ishin përdorimi i energjisë atomike deri në vitin 2024 si dhe procesi i mësimdhënies në shkolla.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *