Gjendet i pajetë një person në Divjakë, ja çfarë raportohet

Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në një fshat të Divjakës.

Dyshohet se vdekja e shtetasit me iniciale R. L., 75 vjeç të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:50, në fshatin Çermë Shkumbin, Divjakë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. L., 75 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *