Gjendet e pajetë një 50-vjeçare në plazhin e Shëngjinit

Një pushuese rreth 50 vjeçe ka humbur jetën në Plazhin e Shëngjinit.

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.

Vikitima është ende e paidentifikuar.

Mësohet se ajo ishte e vetme në plazh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *