Gjenden të pajetë nën rrënoja aktori i njohur i serialit “Osmani” dhe bashkëshortja e tij

Lajme të trishta vijnë nga vendi ku ra tërmeti katastrofik. Tragjedia ka prekur dhe kinematografinë turke pasi aktori i njohur, Cagdas Cankaya, dhe gruaja e tij, Zilan Tigris, kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues që ka goditur së fundmi Turqinë dhe Sirinë.

Cankaya, i njohur për rolin e tij në serialin Kurulus Osman, u konfirmua se ishte gjendur nën rrënojat e tërmetit shkatërrues.

Ekipi i serialit shprehu dhimbjen për humbjen e Cankaya dhe bashkëshortes së tij, duke u shprehur ngushëllime familjeve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *