Garë e fortë në distancë, mësoni ndeshjet e sotme në Kategorinë e Dytë

Kategoria e Dytë mbyll javën e gjashtë ditën e sotme dhe në fushë do të zbresin plot 16 ekipe në 8 ndeshje që do të luhen të gjitha në orën 14:00. Në Grupin A, Valbona dhe Gramshi presin Velecikun dhe Vorën.

Vora pritet ta ketë të lehtë në letër me Gramshin që ndodhet në fund të renditjes me zero pikë ndërsa duel i fortë pritet të jetë ai mes Valbonës dhe Velecikut.

Në Grupin B do të zbresin të gjithë skuadrat në fushë. Elbasani, Luftëtari dhe Pogradeci presin në shtëpi Butrintin, Albpetrolin dhe Memaliajn me tre ekipet vendase që sëbashku me Labërinë, e cila sfidon në transfertë Devollin, do të garojnë në distancë me njëra-tjetrën. Dy ndeshjet e tjera janë Tepelena – Shkumbini dhe Maliqi – Delvina.

Ndeshjet e ditës:

Grupi A

Valbona – Veleçiku

Gramshi – Vora

Grupi B

Elbasani – Butrinti

Luftetari – Albpetrol

Tepelena – Shkumbini

Devolli – Laberia

Maliqi – Delvina

Pogradeci – Memaliaj

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *