Gara për kreun e PD-së, Ibsen Elezi: Ja përse po përballem me Berishën

Kandidati i vetëm që zgjodhi të përballej me Sali Berishën sa i përket garës për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, foli për emisionin “Top Talk” dhe tregoi arsyen per zgjodhi të kandidojë për kryetar.

Sipas tij drejtuesit e PD-së kanë ndërhyre në procesin zgjedhor të partisë duke cënuar demokracinë.

Sipas tij zgjedhja e deputetit të PD-së, Edi Paloka ishte një veprim i cili nuk duhej bërë, pasi ai pavarësisht se e ka pranuar ndërhyrjen që kanë bërë në procesin zgjedhor sërish vazhdon rrugën e tij në parti.

Ne kemi kohë që i mëshojmë shumë faktit që elita drejtuese e Partisë Demokratike ka marrë pjesë në manipulimin e procesit zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndë në demokraci. Zoti Paloka u tregua më i ndershëm se e pranoi publikisht dhe njerëzit që kryejnë këto akte kriminale në demokraci, në pamundësi për t’i ndëshkuar”, tha Elezi.

Kandidati shprehet i shqetësuar për faktin që në parti është zbatuar vullneti i shumicës, e cila dënon në thelb demokracinë. Ai tha se nuk ka sens që një njeri i cili akuzohet për ndërhyrje në zgjedhje, të vendoset në drejtim të PD-së, duke kërkuar reagimin që nuk ka ardhur nga Berisha.

Sali Berisha për mosreagimin e tij merr koston e vet edhe brenda demokratëve edhe në opinion publik. Njerëzit me të cilët po bashkëpunon kanë kryer një akt të tillë që ai në vend që t’i dënojë po i akapulton prapë në drejtim të Partisë Demokratike . Pra kam një motiv shumë të fortë sepse Sali Berisha në këtë rast në një farë mënyre po shkel  mbi kuvendin e 11 dhjetorit”, tha Elezi.

Kjo ka qenë një ndër arsyet që ai e ka ndjerë si detyrim të kandidojë për të përballur këtë fenomen.

Ka arsye thelbësore që unë e mendova dhe e pashë si detyrim për të  kandiduar, për t’u përballur me këtë fenomen”, shtoi më tej ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *