Gara për kreun e PD/ Berisha dhe Elezi vijojnë takimet me demokratët, ja ku priten të jenë sot

Edhe pak ditë na ndajnë nga data 22 maj, ku dy kandidatët për kreun e ri të PD, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi vazhdojnë turin e tyre në takimin me demokratët.

Ditën e nesërme Elezi do të jetë në Durrës dhe Elbasan, ndërsa Berisha në Berat, në një takim me anëtarë dhe mbështetës të PD në këto qytete.

 

Njoftimi: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:

Ora 11.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtare të LDGSH

Ora 18.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Durrës

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Berat

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *