Gara për hetues të BKH-së/ Mbyllet testimi i aftësive fizike! Kualifikohen më shumë se gjysma e kandidatëve

Tiranë/ Procesi i përzgjedhjes së hetuesve Byrosë Kombëtare të Hetimit vijon dhe sot është mbyllur testimi i aftësive fizike të tyre. Sipas njoftimit të BKH-së, këtë fazë kanë arritur ta kalojnë 210 kandidatë nga 325 pjesëmarrës.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Sipas njoftimit që vetë Byroja Kombëtare e Hetimit ka publikuar, kandidatët që sot kanë arritur të kualifikohen, do t’i nënshtrohem Testit të Esesë me shkrim i cili do të mbahet më datë 15 qershor 2021.

Njoftimi i plotë i BKH-së:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

 

 

 

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.
Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *