Fuoristrada përplaset me zetorin në Kakavijë, ndërron jetë 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës ku një autoveturë tip “Benz” ka përplasur një zetor. Nga përplasja mësohet se ka mbetur i vdekur shoferi i zetorit Harallamb Stamati 35-vjeç banor i fshatit Kakavijë. Ndërsa i lënduar ka ngelur drejtuesi i autoveturës.

Ambulanca ka shkuar menjëherë dhe forcat zjarrëfikëse të cilat janë duke punuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të shoferit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *