FSHF kërkoi rikthimin e basteve, reagon Braçe: E vetmja federatë në Europë që ka vendim në fuqi për fiksim të rezultateve sportive

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar ndaj kërkesës të Federatës Shqiptare të Futbollit për rikthimin e basteve sportive.  Ai thotë se FSHF është e vetmja federatë në Europë që ka një vendim në fuqi nga të gjitha shkallët hierarkike nga organizmat ndërkombëtar të futbollit dhe gjykata sportive për fiksim të rezultateve sportive.

“A e kuptoni në ç’pikë jemi? Presidenti i FSHF, e vetmja federatë në Europë që ka një vendim në fuqi nga të gjitha shkallët hierarkike nga organizmat ndërkombëtar të futbollit dhe gjykata sportive për fiksim të rezultateve sportive….

Ky kërkon rikthim të basteve në këtë vend; ky që vetëm katër vite më parë mori një vendim për shkak të rezultateve të trukuara në futboll për nevojat e basteve, del e kërkon që të rikthehen bastet në këtë vend.

Ça t’iu them unë, që një pjesë aty brenda FSHF kanë luajtur baste në kohë të ndryshme. E thonë aktorë të ndryshëm. Janë të përfshirë në këtë, janë të shkruara. Këta duan të bëjnë sport apo baste?!”, tha Braçe në Report Tv.

Ish-zëvendëskryeministri theksoi se është kundër rikthimit të tyre she shtoi gjithashtu se autoritete duhet të marrin masa për të goditur bastet që po luhen në mënyrë të paligjshme, nga të njëjtët kriminelë që i kanë pasur pika fizike më parë.

“Po pastrohen para përmes basteve në të zezë, siç pastroheshin legalisht po pastrohen tani që u kanë të njëjtat figura kriminale”, përfundoi Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *