Frika për një sulm bërthamor, BE dorëzon 5 mln tableta jodi në rast emergjence

Komisionerja e Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore Stella Kyriakidou, ka nënvizuar mbështetjen e Lituanisë për refugjatët nga Ukraina.

Në një konferencë për shtyp në Vilnius, Kyriakidou tha se më shumë se 1300 pacientë ukrainas janë transferuar për trajtim në spitalet evropiane, duke htuar se janë dorëzuar gjithashtu 5 milionë tableta jodi në rast emergjence.

“Mbështetja jonë për Ukrainën është e vazhdueshme dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Më shumë se 1300 pacientë ukrainas janë transferuar për trajtim në spitalet evropiane. Ne kemi dorëzuar gjithashtu 5 milionë tableta jodi në rast emergjence bërthamore”, tha Komisionerja Evropiane, Kyriakidou.

Ajo shtoi gjithashtu se BE ka ngritur qendra mjekësore në Poloni, Rumani dhe Sllovaki për të lehtësuar transportin e pacientëve që ikin nga lufta në Ukrainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *