Francë/ Rrëzohet në Alpe autobusi me fëmijë, 21 të plagosur

Një autobus me 40 nxënës të shkollës fillore është rrëzuar në Alpet Franceze. Mediat e huaja raportojnë se ata po ktheheshin nga një udhëtim, ku autobusi ra në një shpat të pyllëzuar. Të plagosur rëndë ka mbetur shoferi dhe shoqëruesi i tij.

18 fëmijë dhe një i rritur kanë marrë trajtim spitalor për lëndime të lehta, tha kryebashkiak i qytetit të Corps, ku ndodhi incidenti. “Ata të gjithë janë mirë,” tha ai për Associated Press.

Kryebashkiaku tha se shoferi mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor. Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të mira kur autobusi doli nga rruga.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *