Franca shkarkon shefin e inteligjencës, nuk parashikoi pushtimin e Ukrainës

Kreu i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, është shkarkuar nga detyra pasi dështoi të parashikojë luftën e Rusisë në Ukrainë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

SHBA vlerësoi saktë se Rusia po planifikonte një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, ndërsa raportet franceze dolën në përfundimin se një gjë e tillë nuk kishte gjasa të ndodhte..

Gjenerali Vidaud u fajësua për këtë nga shefi ushtarak i Francës.

Shërbimet franceze të inteligjencës ishin tashmë nën kritika teksa hodhën poshtë pretendimet e homologëve të tyre britanikë dhe amerikanë gjatë dimrit se Rusia po përgatitej të sulmonte Ukrainën.

Në fillim të shkurtit, një zyrtar francez i tha The Times: “Ne kemi të njëjtën inteligjencë si britanikët dhe amerikanët, por ne nuk po e interpretojmë atë në të njëjtën mënyrë.”

Agjencitë franceze informuan presidentin Macron se grumbullimi i më shumë se 100,000 trupave ruse rreth kufirit ukrainas në dimër ishte krijuar për të ushtruar presion mbi Presidentin Zelensky.

Ata sugjeruan që presidenti Putin do të tërhiqte trupat pa sulmuar, ashtu siç kishte bërë një vit më parë.

Por gjenerali Vidaud, ish-komandanti i forcave speciale të Francës, duket se është përjashtuar edhe për arsye të tjera, pasi fill pasi ai mori përgjegjësinë për inteligjencën ushtarake, shërbimi i tij u kritikua kur Australia hoqi një kontratë shumë miliardë dollarëshe për nëndetëset me Francën në favor të një pakti sigurie me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *