FOTO/ Vizita e lamtumirës së Merkel, kancelarja kafshohet nga papagalli dhe reagimi i saj bëhet viral

Angela Merkel ka vizituar parkun e shpendëve Marloë, gjatë një turi vizitash lamtumirë. Para kamerave ajo filloi të ushqejë me gëzim një tufë papagallësh. Oferta ishte mjaft e parezistueshme për zogjtë dhe të paktën 10 prej tyre e rrethuan.

Por njëri prej tyre në vend që të merrte ushqimin që iu ofrua nga kancelarja, e kafshoi. Skena ishte mjaft e pakëndshme. Merkel e cila gjithmonë është parë në rolin e kancelares së hekurt u duk se u lëndua nga kafshimi i papagallit. Kamerat e madje e kapën atë me një shprehje të pazakontë të dhimbjeve.

Sidoqoftë, ajo shpejt rifitoi qetësinë dhe buzëqeshjen e saj, duke vazhduar të vizitonte kafshët e tjera të lezetshme në park.

Por këtë herë kur iu ofrua të ushqejë një buf evropian, ajo me mirësjellje nuk pranoi, duke thënë: “Jo, jo, unë ushqeva papagallët”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *