FOTO/ Rama i mban qëndrim, Manja s’ja heq sytë shefit (Pse po i shpjegohet?)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këto dy ditë socialistët, për të diskutuar për objektivat e këtij viti, që është edhe vit zgjedhor.

Në fotot e publikuara, të cilat bënë bujë në vetëm pak minuta, ndërsa dilte nga takimi, Rama shfaqet i acaruar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën.

Me gishtin drejtuar nga Manja, Rama u fotografua i nervozuar, ndërkohë që nuk dihet se për çfarë mund të ketë bërë apo thënë Manja, që kryeministri të reagonte me këmbë e duar. Nga ana tjetër Manja duke se po i shpjegohet, po ende nuk është e qartë se për çfarë.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, pas vizitës që Rama bëri në zyrën e Presidentit Bajram Begaj. më pas, kreu i qeverisë mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *