Foto/ Qentë e rrugës trondisin Prishtinën, kafshojnë edhe djalin e deputetes

Deputetja kosovare e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka publikuar në rrjetet sociale një eksperiencë të keqe, pasi djali saj 9 vjeç është sulmuar nga një qen endacak. Nëpërmjet kësaj ngjarje deputetja ngren shqetësimin për sa i përket rrezikut të qenve të rrugës.

Djali saj është sulmuar në afërsi të shkollës, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shendëtësore pasi ka marrë trajtimin mjekësor. Ajo shpreson që të merren masa për këtë problematikë dhe shprehet:

Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata.Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.

Deputetja Kusari ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të merren me këtë dukuri për trajtimin e qenve.

“Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre. “

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *