FOTO-LAJM/ Rama poston foton me ish-presidentin Moisiu: Burim i pashtershëm urtësie

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme ta nisë duke konsumuar kafe me ish-Presidentin Alfred Moisiu. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama e konsideron ish-presidentin si “një burim i pashtershëm urtësie”.

Rama ka postuar një foto me Moisiun, ndërsa të dy shfaqen duke biseduar. Në foto, duket që kryeministri Rama po dëgjon me shumë vëmendje këshillat e ish-kreut të Shtetit.

“Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krah fotos, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e takimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *