19-vjeçarja Lorraine Cutier Bauer Romeiro nga Brazili, përfundoi në prangat e Policisë së Sao Paulos.
E reja dikur vepronte në Cracolandia, një zonë e njohur për tregtinë e drogërave dhe dendësinë e lartë të narkomanëve. Lorraine u kap në qytetin e Baruerit, pasi në shtëpi fshihte rreth 400 doza kokainë, marijuanë dhe ekstazi.

Me më shumë se 50 mijë ndjekës, ajo ishte e njohur në mediat sociale si “Gatinha da Cracolandia ose Miss Cracolandia”. Lorraine ishte rritur në një familje të pasur, por bënte një jetë të dyfishtë për të cilën akush nuk dinte gjë. Ditën ajo vishte rroba elegante, ndërsa natën qarkullonte me kapuç për të shitur mallin në lagje.