Foto/ I shpëtoi plumbave mbrëmjen e sotme, ky është efektivi i policisë kufitare të Sarandës

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku iu është bërë një atentat me armë zjarri dy efektivëve të policisë Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Nako Mehmetaj është një prej efektivëve të policisë që i ka shpëtuar mrekullisht një atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas policisë, Mehmetaj është me detyrë punonjës i policisë Kufitare Sarandë dhe ndodhej në Vlorë në makinë me kolegun e tij, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë Anxhelo Breshanaj, kur një makinë është afruar paralelisht dhe një person ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Fatmirësisht dy policët kanë shpëtuar pa dëmtime.

foto galeri

foto galeri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *