FOTO/ ‘Humor i zi’ në kohë COVID-i! Agjencia funerale: Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti!

Një kamion me emrin e një shtëpie funerale të shkruar mbi të, qarkulloi fundjavën e kaluar pranë një stadiumi të futbollit amerikan, në Sharlot. Ajo që befasoi të gjithë ishte se përveç emrit të kompanisë, mbi kamion ishte shkruar me germa të mëdha edhe mesazhi “Mos u vaksinoni!”

Por, siç u zbulua më vonë, ky nuk ishte mesazhi ogu rzi i një biznesi për të bërë më shumë ‘klientë’.

Në një kohë kur në SHBA ka ende ngurim për marrjen e vaksinës kundër ko ronavirusit, shumë njerëz po përpiqen të gjejnë mënyra për t’u mbushur mendjen bashkëkombësve të tyre që të vaksinohen.

Deri tani, vetëm 54,7% e popullsisë totale amerikane është e vaksinuar plotësisht.

Por një agjenci marketingu në Sharlot, vendosi të lërë mënjanë strategjitë tradicionale, për të realizuar një fushatë pro vaksinimit tepër të veçantë.

Shtëpia funerale ‘Wilmore’, në fakt nuk ekziston, dhe nëse klikon linkun e faqes së saj në internet shkon në një faqe ku jepen shpjegime për të kundërtën e asaj që shkruhet në kamion.

‘Vaksinohuni tani!’, shkruhet në faqen e internetit, ‘nëse nuk e bëni, shihemi së shpejti’.

Edhe pse ka doza humori në këtë fushatë, kompania e marketingut “BooneOakley”, thotë se gjërat janë shumë serioze.

‘Donim të bënim diçka, për ta parë problemin nga një tjetër këndvështrim, që mund t’i shokojë njerëzit nëse e mendojnë’, tha për CNN drejtori i agjencisë, David Oakley.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *