FOTO/ Elbasani përfshihet nga krimi, policia arrestohen adoleshentë që shëtisin natën  

Prej ditësh qyteti i Elbasanit është marrë peng nga banda të armatosura elektorale dhe nga struktura të krimit të organizuar, të cilat nuk kanë kursyer as përdorimin e armëve.

Por si për ironi policia e këtij qyteti, duket se e ka marrë me mjaftë qetësi këtë situatë dhe bën vetëm kontrollin apo gjobitjen e qytetarëve për maska, apo dhe ndalimin apo prangosjen e të rinjve që dalin natën nëpër rrugë.

Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forca efektivët e policisë së Elbasanit dhe janë futur në zonën e rrethuar me shirit në lagjen “5 maji”, pas masakrës që ndodhi mesditën e sotme.

Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e arrestimit të tre të rinjve, njëri prej të cilëve mban një kapele dhe syze mbi kokë. Ata pritet të transportohen drejt Drejtorisë së Policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *