Foshnja lind me sëmundjen e rrallë, spitali në Greqi miraton buxhetin ‘e çmendur’ prej 2 milionë eurosh

Bordi drejtues i spitalit ‘Venizelos’ në Kretë ka miratuar buxhetin prej 2 milionë euro për t’i shpëtuar jetën një foshnje me anë të një ilaçi me kosto 1.800.000 euro.

Menjëherë pas lindjes, foshnja u diagnostifikua me atrofi muskulare spinale, ndryshe e njohur si atrofi muskulare e shpinës, një sëmundje e rrallë me origjinë gjenetike.

Ndërhyrja mjekësore është jetike për të porsalindurin, pasi brenda pak kohësh do paraqiste atrofi muskulare të tipit 1, që çon deri në vdekje.

Mjekët janë vënë në ‘aksion’, duke miratuar buxhetin e jashtëzakonshëm. Tashmë ekipi shkencor është në pritje të ecurisë së gjendjes shëndetësore për këtë rast tejet të rrallë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *