Forcat ruse mund të largohen nga centrali bërthamor? “The Guardian”: Një lëvizje e tillë do të ndryshonte fushëbetejën në Zaporizhzhia

Kreu i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës ka deklaruar se ka gjasë që forcat ruse të mund të largohen nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia.

The Guardian shkruan se një lëvizje e tillë do të ishte një ndryshim i madh në fushën e betejës në rajonin juglindor të Zaporizhzhia-a e cila u pushtua pjesërisht nga forcat ruse. Ndërkohë granatimet nga forcat ruse nuk kanë ndalur dhe kjo ka nxitur frikën për një katastrofë bërthamore.

“Në javët e fundit ne po marrim në mënyrë efektive informacionin se janë shfaqur shenja se rusët ndoshta po përgatiten të largohen nga uzina,” tha Petro Kotin, kreu i Energoatom.

Rusia dhe Ukraina, e cila ishte vendi i aksidentit më të rëndë bërthamor në botë në Çornobil në vitin 1986, kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për muaj të tërë se kanë bombarduar kompleksin e reaktorit Zaporizhzhia, i cili nuk prodhon më energji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *