“Foltorja” në Tepelenë, Berisha: Sot PD, siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj

Ashtu siç kishte lajmëruar nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Sali Berisha ka nisur tur tjetër të “Foltores”, këtë për përbashkim.

Ditën e sotme Berisha është në Jug, ku po zhvillon takimin në Tepelenë dhe më pas do të vijojë në Përmet.

Në nisje të fjalës së tij, lideri historik u ka bërë thirrje demokratëve për bashkim dhe mobilizim për përballjen me qeverinë aktuale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevoje që çdo anëtar, mbështetës, të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, të bashkojë të mprehim, mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejë e regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij mbi vjedhjen e krimit, që kriza po e nxjerr çdo ditë se çfarë fatkeqësie përfaqëson për shqiptarët.” /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *