Flakët i morën jetën 55-vjeçarit/ Banorët: Ambulanca dhe zjarrfikësja u vonuan 1 orë e gjysëm

Një 55-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi u dogj në barakë, ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua me urgjencë në spital mbëmjen e sotme. Banorët e komunitetit rom në Shkodër pretendojnë se autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë.

“Është djeg shtëpia. Burri ka mbetur brenda. Kemi dy orë që marrim zjarrfikësen dhe nuk kanë ardhur. Bashkëshortja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Ata kanë qenë në momentin e zjarrit në shtëpi”, thanë banorët.

Një tjetër qytetar tha se autoambulanca është vonuar për mbi një orë.

“Kanë ardhur shumë vonë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen gjashtë herë. Pas 1.5 orë kanë ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca, Policia ka ardhur shpejt” – theksoi një tjetër./ABCNews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *