Fjalimi i Ibrahimajt në Kuvend, Spaho: Kemi katër muaj që dëgjojmë të njëjtin fjalim

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka kritikuar fjalimin e ministres së financave, në lidhje aktin normativ për kompensimin të kompanive të ndërtimit.
Spaho tha se ministrja Ibrahimaj vjen përherë me të njëjtin fjalim, ndonëse çështjet janë të ndryshme.
Sakaq ka kërkuar që çështja të trajtohet në formën e debatit, jo si histori.

“Nuk është normale që ministrja e Financave vjen me të njëjtin fjalim që ka mbajtur për Butrintin dhe luftën në Ukrainë, vjen tani dhe shpjegon edhe aktin normativ. Të vijnë e të na thonë 5 gjëra që ka të bëjë me aktin normativ. Të ngelemi në debatin për çështjen dhe jo të dëgjojmë të njëjtat histori nga kjo zonjë”, tha Spaho.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *