Fitoi zgjedhjet në PD, Soreca i shkon në zyrë Bashës! Zbulohen çështjet që u diskutuan

Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë si kryetar i PD-së. Ditën e sotme ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka shkuar në zyrë Bashës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori zbuloi edhe dy çështjet e rëndësishme për të cilat folën.

Ai thotë se me liderin e PD folën për situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së rë qe fillon në shtator dhe hapat për në BE.

STATUSI NGA SORECA

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Përballës Bashës kandidonin Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Mëposhtë po ju sjellim votat e 4 kandidatëve.

Fatbardh Kadilli fitoi 781 vota

Edit Harxhi mori 983 vota

Agron Shehaj 6038 vota

Lulzim Basha 32 mijë e 882 vota.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *