Finalja e madhe me Poloninë, Reja dhe Berisha flasin përpara ndeshjes

Diën e nesërme është sfida e futbollit mes kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë ndërkohë kryevepra e Armando Brojës përballë Hungarisë mban të ndezur ëndrrën për të siguruar një vend në fazën “play off”.

Nëse dëshirojmë të kemi në dorë fatin në këtë rrugëtim, atëherë kërkohet fitorja me çdo kusht. Në këto momente në konferencë për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Polonisë, janë kapiteni Berisha dhe trajneri Edy Reja

KAPITENI ETRIT BERISHA

“Jemi të vetëdijshëm që mund të bëjmë diçka të madhe që nuk e kemi arritur më herët, çdo ndeshje do jetë më e vështirë. Në sfidën e radhës presioni është mbi Poloninë dhe ta heqim këtë gjë nga supet tona. Në Botëror shkojmë ose jo, nuk ka të mesme. Shpresojmë që nesër të bëjmë më të mirën.

Presion? Medoemos kemi të japim gjithçka nga vetja, të gjitha rezultatet janë të mundshme. Të fokusohemi te gjërat që na tha trajneri. Kundër tyre në Poloni bëmë një ndeshje të bukur dhe kishim mundësi të shmangnim golat e pësuar. Kemi kualitete dhe mund të bëjmë një ndeshje të mirë, kemi mbështetjen e tifozëve dhe siç e thashë më parë nuk kemi pse të kemi presion.

Përballë Leëandoëskit dhe pa Gjimshitin? Berati është lojtar kyç për ne. Ka bërë mirë is kuqezi edhe te Atalanta. Na ka ndodhur një fatkeqësi me dëmtimin e tij. Veseli ka bërë mirë në vendin e tij. Skuadra do jetë kompakte dhe ata që do luajnë do bëjnë mirë. Leëa është një ndër më të mirët në futboll, do duhet ta neutralizojmë si ekip.

Me kë përngjan kjo ndeshje? Ka disa, si ajo me Norvegjinë ose Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për këtë gjë, ta marrim me qetësi sepse po luajmë me një ekip të madh dhe nesë humbasim nuk është fundi I botës. Kemi kualitet të madh.

Rreziku nga goditjet standarte? Jemi munduar të ushtrohemi, fakt është se ata na mundën nga goditjet standarte. Edhe në Hungari pësuam një shtyllë. Më shumë është punë përqëndrimi dhe të mundohemi të jemi të vëmendshëm, sepse kemi pësuar nga ato pozicione”, tha Berisha.

Tekniku i kuqezinjve theksoi se Shqipëria ishte me meritë në këtë pikë dhe do të tentonte deri në fund shanset e saj.

“Mbërritëm në këtë pikë dhe ideja si gjithmonë në çdo ndeshje, është të luajmë duke u munduar të imponojmë lojën. Tani fazën ofensive e nisim para, se duam që sulmuesit të jenë mbrojtësit tanë të patë. Futbolli ynë është i bërë nga presingu për 90 minuta, kemi bërë kështu dhe kanë ardhur rezultate. Skuadra ka ADN e saj dhe mënyrën e saj të lojës. Pastaj Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, flitet për Levandovskin por nuk është vetëm ai, është një skuadër me futbollistë të mëdhenj që luajnë në nivel të lartë. Ne jemi skuadër e vërtetë, jemi bërë skuadër e vërtetë. Është një grup i madh, kanë luajtur 24-25 lojtarë me prani, kemi bërë gjithmonë mirë, edhe kur mungonin lojtarë të rëndësishëm. Nesër nuk duhet të gabojmë asgjë, që te goditjet e dënimit, por në të gjithë situatat duhet të kemi përqendrim  shumë të lartë. Nuk ka asnjë lehtësi në futboll.

Jemi rritur shumë, kemi punuar për këtë, për të arritur objektiva të rëndësishëm. Djemtë kanë punuar shumë e mirë, kanë besuar te puna. Ndaj tani kemi mbërritur këtu, kemi dashur të jemi në konkurrim me të gjithë deri në fund, që të luanim deri në fund shanset dhe kështu është. Kjo është meritë e djemve se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Edhe unë e dija që ishte një grup i vështirë se në Hungari kishte treguar gjëra të rëndësishme, Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, nëse jemi këtu, është me meritë, kjo është e rëndësishme se për të arritur në këtë pikë kemi bërë rezultate. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka,  edhe mund të humbasim, por kemi mundësi të përballemi me këdo. Edhe unë kur u hodh shorti thashë “jo”, por ja ku jemi, mund t’ia dalim dhe nuk është rastësi.

Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja, sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat. Komponenti fat është i rëndësishëm në eliminatore. Ne në Poloni na eci keq, ishte penalltia dhe episodi që shkoi kundër. Me 3-2 mund të kishin ata probleme se po luanim mirë. Edhe ne kemi bërë gabime, por ka episode në ndeshje. Djemtë të luajnë me qetësi, por të bindur te ajo që bëjnë, duhet të kesh personalitet mbi të gjitha në ndeshje të tilla.

Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon, por varet edhe nga skuadra përballë, nëse të lejon të bësh diçka apo jo. Për mua është e rëndësishme të mos vendosësh në mbrojtje, të tentojë të ketë iniciativën. Me Anglinë, bëmë edhe një zgjedhje ofensive e nuk ia dolëm e duhet t’i bësh komplimente. Por nuk mund të rrish gjithmonë të presësh, duhet edhe të propozosh lojë se përndryshe nuk ia del kurrë.

Broja titullar? Unë kam vendosur titullar Brojën në shumë ndeshje, edhe në Kazakistan. Ka luajtur si titullar por nuk ka pasur atë rendiment, se ka një rendiment më të mirë kur lëshojnë skuadrat e tjera, ai arrin të shprehë plotësisht potencialin se ka shpejtësi dhe mbi të gjitha bën gol. Nuk është e lehtë. Ai e ka si karakterisitikë të gjuajë në portë. Por nuk di nëse nga fillimi kur skuadrat janë të gatshëm edhe fizikisht të japin pak, eksperiencat e mëparshme ma kanë dhënë këtë bindje. Nuk e di ende nëse është nga fillimi, se nuk e di si mund të reagojë. E kam menduar opsionin si titullar, por ende është për t’u shqyrtuar. Po ta dija që Broja bën gol, do ta fusja në 3 minuta e fundit, se nuk ka kohë kundërshtari për të reaguar dhe do të zgjidhnim problemet tona:, tha Reja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *