Fier/ Mjeti humb kontrollin dhe bie në humnerë, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë u shënua këtë pasdite në aksin Fier-Cakran, ku një makinë doli nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë një rrëpire.

Në këtë aksident viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Ai është identifikuar si Gramoz Veli Aliaj nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz, bashkia Fier.

Makina ndodhet ende në greminë, teksa shkak i aksidentit është bërë shpejtësia në kthesë.

Policia dhe zjarrfikësja sapo u njoftuan për rastin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *