Fevziu: Rama po projekton mandatin e 4, i intereson përçarja në PD

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se kryeministrit të vendit, Edi Ramës i intereson situata aktuale në Partinë Demokratike.

I ftuar në “Milori Live”, Fevziu ka thënë se Rama aktualisht ka aleat dhe armik vetëm veten e tij.

Blendi Fevziu: Ramës i intereson që brenda PD-së të ketë një betejë që të vazhdojë. Ramës i intereson që PD të jetë një parti ku të mos marrë vesh i pari dhe i dytë. Rama po lëviz për llogarinë e tij, një PD e përçarë është një PD që nuk është një formacion konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, do të mundohet t’i japë një goditje në zgjedhjet lokale. Rama po projekton mandatin e katërt. Problemi i Ramës është vetë Rama, nuk është opozita. Në këto, rrethana kur opozita e ka të vështirë të kryejë rolin e saj, qetësia e Ramën mund t’i prishet nga vetë Rama. Nëse këto arrestime vijojnë, mbajtja e pushtetit nuk do jetë e thjeshtë. Rama tani ka armikun dhe aleatin e tij vetë Ramën.

Ndër të tjera, gazetari Blendi Fevziu ka folur dhe për zërat që qarkullojnë që Berisha mund të tërhiqet dhe t’i lërë opozitën Metës, të cilat i ka hedhur poshtë duket thënë se nuk ekziston asnjë shans që Meta të jetë lider i PD-së.

Blendi Fevziu: Ideja që Berisha që të tërhiqet dhe të ia lërë Metës është një thashethem kafesh. Që Meta të marrë opozitën dhe të dominojë PD nuk ka asnjë shans praktik, që të jetë lideri i PD, Meta nuk ekziston./

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *