Festat e fundivitit/ Numër i lartë hyrjesh në pikat kufitare të vendit

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë vendosur të kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit. Kjo ka sjellë fluks në pikat kufitare, që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje. Pika kufitare e Muriqanit ka pritur më shumë shqiptarë ditët e fundit. Vetëm gjatë fundjavës, në të kanë hyrë rreth 28 mijë shtetas. Autoritetet kanë vendosur të punojnë me 3 sportele në hyrje për të përballuar fluksin e qytetarëve.

Prej ditësh, në portin e Durrësit po ankorohen 5 tragetë, çdo 24 orë, teksa numri i shtetasve që kanë hyrë në vend vetëm tre ditët e fundit, i ka kaluar 13 mijë. Tragetet po operojnë me lundrime dyfishe, vajtje-ardhje brenda ditës, sipas të dhënave zyrtare.

Pika kufitare e Kapshticës dhe ajo e Qafë Thanës kanë patur gjithashtu një shtim të ndjeshëm të hyrjeve, me rreth 7 mijë qytetarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë ditës së djeshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *