Fëmijët në vendin e parë të makinës/ Policia Rrugore: Mosrespektimi i rregullave ndëshkohet me gjobë dhe pezullim të patentës

Policia rrugore ka nisur një aksion për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve. Tashmë Rrugorja iu ka rikujtuar shoferëve nenin e Kodit Rrugor që iu tregon sesi fëmijët duhet të mbahen në automjet.

Rrugorja deklaron se fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi, ndërsa fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi! Po ashtu Policia Rrugore thekson se mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

Njoftimi i policisë:

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *