FBI arreston shqiptarin që kërcënoi policët dhe kryetarin e bashkisë me sëpatë

Një 32-vjeçar, Ridon Kola është arrestuar në SHBA pasi akuzohet se ka kërcënuar me vrasje policët dhe kryebashkiakun e qytetit.

“Kjo është zakonisht ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendjen tuaj, të terrorizojnë mendimet tuaja dhe t’ju bëjnë të frikësoheni,” tha kryebashkiaku Mike Spano. Një hetim i shumë agjencive zbuloi kërcënime shqetësuese në mediat sociale.

Kola dyshohet se shprehu mbështetje për ekstremizmin radikal islamik. FBI thotë se ai i dërgoi një mesazh direkt policisë së Yonkers këtë muaj, duke shkruar, “Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr.”

32-vjeçari jeton është marrë në pyetje nga forcat e rendit në të kaluarën. Këtë herë, anëtarët e Task Forcës së Përbashkët të Terrorizmit FBI-NYPD përgjuan dhe arrestuan Kolën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *