By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Priza.alPriza.alPriza.al
  • Shqiperia
    • Aktualitet
    • Politike
    • Sociale
    • Ekonomi
    • Lifestyle
  • Priza Bio
    • Investigim
    • Denoncime
  • Kronike
  • Analizë
  • Rajon
    • Bota
  • Sport
  • Video
Reading: Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Priza.alPriza.al
Font ResizerAa
  • Shqiperia
  • Priza Bio
  • Kronike
  • Analizë
  • Rajon
  • Sport
  • Video
  • Shqiperia
    • Aktualitet
    • Politike
    • Sociale
    • Ekonomi
    • Lifestyle
  • Priza Bio
    • Investigim
    • Denoncime
  • Kronike
  • Analizë
  • Rajon
    • Bota
  • Sport
  • Video
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Priza.al > Blog > Ekonomi > Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
EkonomiKryesoreLajmi i Fundit

Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë

Last updated: November 1, 2021 7:34 am
4 years ago
Share
SHARE

Në vitin 2019, gati 51% e shqiptarëve (50.8%) ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, një përqindje që është më e larta në Europë. Të dhënat janë publikuar nga instituti europian i statistikave, Eurostat.

Shteti i dytë në renditje pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 36.6%, (ose 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria).

Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2%, dhe Serbia me 31.1%. (të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë).

Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si intensiteti në punë, niveli i edukimit, lloji i familjarit (sa fëmijë ka në varësi), kushtet e jetesës dhe migracionit.

Përqindja e shqiptarëve që ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social në 2019-n ishte mëse dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian (BE) prej 21.1%. Këtë tregues, më të ulëtin në Europë e kanë Sllovenia dhe Çekia, me përkatësisht 13.7 dhe 12.1%.

Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9% e fëmijëve nën 18 vjeç, sërish më e larta në Europë. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 43.9%, ndërsa mesatarja e BE-së është 22.8%.

Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç, në 49% (nga 21.1% që është mesatarja e BE-së dhe 35% e dyta pas Shqipërisë që është sërish Mali i Zi.

Për grupmoshat mbi 65 vjeç treguesi rritet sërish për Shqipërinë, në 54%, nga 19.4% që është mesatarja europiane dhe 47% i dyti pas nesh, që është Bullgaria.

Të dhënat për Europën në 2020-n

Për shtetet e Bashkimit Europian, të dhënat janë publikuar edhe për vitin 2020. Për mesataren e BE, në vitin pandemik, përqindja e popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social është rritur në 21.9%, nga 21.1% që ishte në 2019-n.

Faktorët që ndikojnë në rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social në BE në vitin 2020 përfshinin:

– intensiteti i punës: 71.9% e popullsisë së moshës më pak se 60 vjeç që jeton në familje me intensitet shumë të ulët të punës, me fëmijë në ngarkim, ishin në rrezik të varfërisë;

– niveli i arsimimit: 50,5% e fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i ulët, ishin në rrezik të varfërisë, krahasuar me 7,7% të fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i lartë;

– lloji i familjes: familjet e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim (42.1%), familjet me një person (33.2%) dhe familjet e përbëra nga dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë në ngarkim (29.6 %) kishin rrezikun më të lartë të varfërisë ose perjashtim social;

– prejardhje migrante: fëmijët me të paktën një prind me prejardhje migrante ishin në rrezik më të madh të varfërisë sesa fëmijët prindërit e të cilëve ishin të dy të lindur në vend (32.9% krahasuar me 15.3%);

– Kushtet e jetesës: 14.1% e familjeve të përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht krahasuar me 7.5% të të gjitha familjeve me fëmijë në ngarkim./Monitor


You Might Also Like

Bashkia Durrës/ 5 milionë euro për “ASI-2A CO” me dokumente falso dhe si Komisioni Prokurimit Publik mori 3 vendime për të njejtën çështje në shkelje me ligjin

SKANDALET E AVOKATURËS SË SHTETIT II/ Odise Moçka pa liçensë avokati punëson gratë dhe burrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga se ruhet Odi dhe si shteti humb miliarda nga “avokatura” e avokatit pa liçensë

SKANDALI/ Avokatura e Shtetit do një avokat, Odise Moçka pa liçensë avokati, institucioni “çerdhe” qokash dhe paaftësie

SKANDAL SHTETËROR/ Posta Shqiptare si filial i mikrokredive, reklamon mashtrimet e IUTE CREDIT

SKANDAL/ Gjirokastra pjesë e UNESCOS por kalaja po e “zë” poshtë (Fotot e denoncimit qytetar)

TAGGED:EuropëEUROSTATperjashtim socialshqiptarVarfëri
Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndarja nga jeta e Xhelal Bashës, presidenti Meta ngushëllon kreun e PD-së
Next Article Nga sot 60-vjeçarët do të marrin dozën e tretë! Nis edhe vaksinimi i fëmijëve +16
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

about us

© 2024 Priza.al. All Rights Reserved. Web & application developed by kodus.al.

Na ndiq ne rrjetet tona sociale

Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Register Lost your password?