“Erdhi dita t’ju them mirupafshim”, Jasir Asani largohet nga Partizani

Futbollisti Jasir Asani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Partizanit. Lajmin e ka dhënë vetë Asani nëpërmjet një postimi të bërë, ku ka njoftuar se e ka mbyllur me të kuqtë, duke dalë tashmë një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Sakaq, mësohet se e ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë në Hungari, ku klubi i elitës, Kisvarda, është pranë marrëveshjes me ish-sulmuesin e kuq. Skuadra hungareze sezonin e fundit e mbylli në vendin e pestë dhe sezonin e ardhshëm pretendon më shumë.

Në postimin e tij, sulmuesi Jasir Asani falënderon klubin dhe tifozët e kuq.

Statusi i plotë:

Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.

Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *