‘Telenovela Varane’, siç njofton “Marca”, po jeton ditët e saj të fundit. Mbrojtësi do ti bashkohet “los blancosve” këtë javë, por ndërkohë ai ka një propozim nga Manchester United.
Topi është tani në fushën e Real Madrid dhe United, klubet duhet të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim, për të përfunduar transferimin.
Ideja e fundit e Raphael Varane është që ai të përfundojë kontratën, sepse është shumë mirënjohës ndaj Madridit, kështu që ai do ta pranonte ofertën e anglezëve, nëse të dy klubet arrijnë një marrëveshje, ose do të rinovojë me Madridin, por me një propozim më interesant për të.
Sidoqoftë, Reali është i vetëdijshëm se nuk ka shumë futbollistë në skuadër, nga të cilët mund të bëhen para. Nëse Varane nuk dëshiron të vazhdojë, klubi e di se shitja është opsioni më i mire, pavarësisht nga dobësimi i skuadrës. Edhe pse Sergio Ramos është larguar, ata kanë një Militao, Nacho dhe Alaba në rritje, përveç lojtarëve vendas.
Edhe pse këtë sezon Premier League e mbyll tregun më 31 gusht, asnjëra palë nuk dëshiron ta vonojë më gjatë.
/Priza.al/