Emri+Foto/ U dënua për drogë dhe u deportua drejt Shqipërisë/ Daily Mail: 30-vjeçari shqiptar rikthehet në Britani me gomone

Një i ri shqiptar i cili ishte deportuar në vitin 2020 nga Britania e Madhe, është rikthyer sërish në mënyrë ilegale përmes kanalit të “La Manche” me gomone.

Sipas Daily Mail, shtetasi Armand Gjyriqi ishte një nga 12 shqiptarët të cilët u depërtuan në vitin 2020 si pjesë e politikës së Britanisë së Madhe, të ngritur nga Priti Patel kundër emigrantëve që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Mediat britanike shkruajnë se i riu shqiptar akuzohet për trafik droge. Largimi i këtyre shqiptarëve u përshëndet asokohe nga Sekretari i Brendshëm i Britanisë.

Por, vijon Daily Mail, 30-vjeçari ka gjetur një tjetër mënyrë për t’u rikthyer në Britani. Ai jeton me kushëririn e tij, Besmir në qytetin e Bolton në një shtëpi me vlerë 175 mijë paund.

Gjyriqi erdhi në Britaninë e Madhe në vitin 2000 dhe iu dha leja e kufizuar për të qëndruar, e cila u rinovua deri në vitin 2017, kur u dënua në Gjykatën e Kurorës së St Albans për trafik kokaine dhe u dënua me tetë vjet burg. Ai bëri më pak se gjysmën e kësaj para se të lirohej dhe të deportohej në Shqipëri në vitin 2020.

Por ai u kthye sërish në Britani me gomone në maj të vitit 2022, duke mbërritur në Dover. Ai u arrestua për shkeljen e urdhrit të tij të dëbimit dhe kaloi katër muaj në paraburgim përpara se të transferohej në paraburgimin në zyrën e imigracionit.

Ai kërkoi azil, duke thënë se ishte viktimë e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe aplikoi për lirim me kusht ndërsa çështja e tij ishte duke u proceduar.

Armand Gjyriqi
Armand Gjyriqi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *