Emri/ Theu vendimin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet licenca avokatit në Fier

Një shenjë kundërshtimi për hartën e re gjyqësore, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ,pri vendim për bojkotin e seancave gjyqësore, dhe kush nga avokatët do ta shkelte këtë vendim, do të përballeshe me pasojat.

Një avokati i është hequr për tre muaj licenca pasi ka thyer bojkotin e seancave gjyqësore.

Bëhet fjalë për një avokatin të Dhomës së Avokatisë në Fier Nexhip Dauti. Ai nuk ka respektuar vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të bojkotuar seancat, si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.

Njoftimi i Dhomës së Avokatisë:

Komisioni Disiplinës, sot ne datën 13.06.2022 VENDOSI : Pezullimin e licencës profesionale te Av. Nexhip Dauti për një periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomës Fier . Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *